
Biografia:
Prof.Dr. Rufi Osmani u lind mė 20 gusht 1960 nė Ēajlė komuna e Gostivarit. Nė Universitetin e Prishtinės, si student i dalluar, mbaron studimet nė fakultetin Ekonomik nė vitin 1983. Nė vitin 1998 i regjistron ndėrsa nė janar tė vitit 2002 i pėrfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistėr i shkencave ekonomike. Nė janar tė vitit 2005 mbron me sukses tezėn e doktoraturės me temė Bashkėpunimi i Shqipėrisė dhe Maqedonisė me Fondin monetar ndėrkombėtar dhe Bankėn botėrore, njė analizė krahasimore dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.
Mė vitin 1994 zgjidhet deputet nė Kuvendin e Maqedonisė. Dy vite mė pas jep dorėheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post tė cilin me ndėrprerje e ushtron deri nė prill tė vitit 1998. Pas plotė 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike nė funksion tė legalizimit tė flamurit kombėtar shqiptarė, me rastin e ngjarjeve tragjike tė 9 korrikut tė vitit 1997 arrestohet dhe dėnohet me 14 vite burg, gjegjėsisht 7 vite burg nė instancėn e dytė gjyqėsore. Pas miratimit tė Ligjit pėr amnisti nė vitin 1999 lirohet nga burgu duke kaluar afėrsisht 2 vite nė burgjet e Maqedonisė.
Qė nga themelimi i Universitetit tė Tetovės nė vitin 1994 ka qenė i kyqur nė strukturat e financimit dhe nė procesin mėsimdhėnies si ligjėrues deri nė vitin 2003. Aktualisht ėshtė duke punuar si profesor nė Universitetin e Evropės-Juglindore nė Tetovė dhe udhėheq biznes privat nė kuadėr tė kompanisė familjare Ardian me seli nė Gostivar. Kandidon nė zgjedhjet e 22 marsit 2009 pėr kryetarė komune nė Gostivar.
Ka tė publikuar me shumė punime profesionale, shkencore dhe publicistike nė revista lokale dhe rajonale nga lėmia e ekonomisė, politikės dhe arsimit. Mendimi alternativ politikė dhe ekonomik ėshtė libri i tijė i parė. Ndėrsa, "Kontabiliteti menaxherial" ėshtė libėr universitar i prof.dr.Rufi Osmanit. Specializimi i ngushtėnė bazė tė pėrvojės profesionale lidhet me financė dhe kontabilitet ndėrsa nė bazė tė hulumtimeve shkencore me financat ndėrkombėtare dhe tranzicionin ekonomik.






Facebook
Flickr